COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një rast i vdekjes me COVID-19.

Ndërsa nga 1,546 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2,022 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria potencon se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,604,907 doza të vaksinës, prej tyre 755,654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse, në total numri i rasteve aktive është 352.