CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur dhe 888 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një person i infektuar me Coronavirus ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë përderisa 888 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 6 mijë e 86 mostra të marra në terren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në anën tjetër janë shëruar 38 qytetarë, kështu duke arritur numri i përgjithshëm në 105 mijë e 881.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 111 mijë e 644 qytetarë, përderisa 2  mijë e 274 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 489 raste aktive me COVID-19, Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me Coronavirus.