COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 101 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, një person ka vdekur dhe janë konfirmuar 101 raste të reja me COVID-19.

“Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së, në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 883.

Ministria tutje bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19, dhe se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 807 mijë e 516 doza të vaksinës.

Sipas Ministrisë, deri më sot 813 mijë e 185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe se janë dhënë 96 mijë e 11 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218,265”, thuhet në njoftim.