Një i lënduar në aksidentin në mes të automjetit të KFOR-it dhe një veture

Si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi më 18.03.2024 në mes një automjeti të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe një veture tjetër, një person ka mbetur i lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në Stanovc, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident në Stanovc janë përfshirë dy vetura edhe një person është lënduar” – tha Zahiti.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com.

Aksident në mes automjetit të KFOR-it dhe një veture në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë