Aksident në mes automjetit të KFOR-it dhe një veture në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur më 18.03.2024 në mes një automjeti të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe një veture tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në Stanofc, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com. Në vendngjarje është parë Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjeve.