Ilustrim

Një i arrestuar për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer një grabitje.

Sipas Policisë i dyshuari kishte grabitur dy telefona dhe çantën me dokumente personale të një gruaje.

Pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”, rreth orës 23:00.