Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një grua pëson lëndime nga rrëzimi i skeleve në qendër të Gjilanit

Një grua ka pësuar lëndime si pasojë e rrëzimit të disa skeleve të një objekti në qendër të qytetit të Gjilanit.

Lajmi për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është e vërtetë se ka ndodh një incident, ku janë rrezuar disa skele të një objekti në ndërtim, në qendër të qytetit të Gjilanit. Si pasojë e rrëzimit të skeleve një grua dhe një fëmijë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar më Spitalin e Gjilanit”, tha ai për KALLXO.com.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini tha se nga informatat e marra nga emergjenca, një grua e lindur në vitin 1991 ka pësuar lëndime në pjesën e kokës dhe trupit dhe përveç ekzaminimeve tjera pritet të bëhen edhe ekzaminimet radiologjike.

“Gjendja e saj për momentin nuk konsiderohet e rëndë, pritet të merren edhe rezultatet nga ekzaminimet tjera për të parë nëse ka thyerje dhe vazhdon të trajtohet këtu ose të përcillet për Prishtinë”, tha ai për KALLXO.com.

Emini shtoi se për momentin nuk është raportuar për ndonjë fëmijë të lënduar.