Një grua dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë një grua tjetër, në një qendër tregtare në Prishtinë

Një grua është arrestuar sot pasdite në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një grua tjetër, e cila ka mbetur e lënduar. Rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në rrugën ‘B’ në kryeqytet.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marr informatën se në një qendër tregtare në rrugën ‘B’ në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policor kanë nisur hetim për rrethanat e këtij rasti.