
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Një grua dyshohet se e kanosi një tjetër në Shtime
Policia e Kosovës raporton se një grua është kanosur nga një e dyshuar tjetër.
Sipas Policisë, e dyshuara N.N. kishte kanosur viktimën, përmes rrjeteve sociale, duke përdorur llogari të rreme.
Për këtë rast Policia thotë se është njoftuar edhe Prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Shtime, më 10.01.2025.