Një epidemi tjetër po përhapet në Indi, sëmundja e ‘kërpudhave të zeza’ është e lidhur me COVID-19
Shtetet në të gjithë Indinë kanë filluar të deklarojnë një epidemi të “kërpudhave të zeza” ndërsa rastet e infeksionit të rrallë shpërthejnë tek pacientët që shërohen nga Covid-19.
Sëmundja e kërpudhave, e quajtur “mukormikozë”, ka një normë vdekshmërie 50%.
Sëmundja prek pacientët fillimisht në hundë, por pastaj mund të përhapet në tru dhe shpesh mund të kurohet vetëm me operacion të madh duke hequr syrin ose pjesën e kafkës dhe nofullës.
Zakonisht është një sëmundje e rrallë, por në Indi deri më tani janë raportuar më shumë se 7,200 raste me mukormikozë ndërsa 219 persona kanë vdekur.
Çfarë është ‘kërpudhat e zeza’ vdekjeprurëse që po shfaqet tek pacientët Covid në Indi?
Sëmundja është shkaktuar nga sporet e kërpudhave që gjenden në tokë dhe lëndë organike, zakonisht thithur nëpërmjet ajrit nga njerëzit.
Myku hyn në trup dhe pastaj shfaqet rreth hundës dhe bazave të syve, duke bërë që hunda të nxihet, dhe nëse nuk ndalet do të lëvizë fatalisht në tru.
Individët e shëndetshëm zakonisht mund të luftojnë kërpudhat, por mund të përhapen shpejt tek ata me imunitet të dobët.
Deri më tani pesë shtete, Tamil Nadu, Odisha, Gujarat, Rajasthan dhe Telangana, kanë deklaruar që kërpudhat e zeza janë një epidemi dhe pritet që më shumë shtete t’i ndjekin, raporton The Guardian.