Nisin punimet tek Lumi Silnica në Vushtrri

Kanë nisur sot punimet përgjatë lumit Silnica në Vushtrri, projekt ky i cilësuar si ndër më të mëdhenjtë nga kryetari, Xhafer Tahiri.

Tahiri ka vizituar lokacionin duke thënë se ky projket është i rëndësishëm për Vushtrrinë.

Në kuadër të këtij projekti pritët të rregullohen staza për ecje, ndriçim e kamera të sigurisë në Lumin Silnica.

“Projekti më i bukur e nga më të rëndësishmit, Silnica, lumi i nostaligjisë e dashurisë së fëmijërisë sonë në Vushtrri pjesa e qytetit, 1.1 km gjatësi po rregullohet. Prandaj është nga projektet më të mdha e më të rëndësishme për zhvillimin e Vushtrrisë. Staza për ecje e vrapimi, gjelbrim , ndriçim , kamera të sigurisë një ambient i përsosur për vizitor që duan të shijojnë bukuritë e lumit Silnica”, ka thënë Tahiri.

Projekti për rregullimin e shtratit të Lumit “Silnica” është financuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës pritet të kushtoj rreth një milionë euro dhe të zgjasë afro dy vite.