Foto: KALLXO.com

Nis takimi i Kurtit me von der Leyen, nuk pritet të kenë deklarim për media

Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa nuk pritet të ketë deklarim pas takimit.

Von der Leyen është ka zhvilluar sot takim me presidenten Vjosa Osmani.

Pas takimit ajo ka thënë se dënojnë fuqishëm sulmin e 24 shtatorit në Banjksë ndërsa ka theksuar se kryerësit duhet të sillen para drejtësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, diskutuan mbi planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se plani i prezantuar sot shënon hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun e përbashkët europian.

Vizita e von der Leyen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut