Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së

Në selinë e LDK-së ka filluar mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, të kryesuar nga lideri Isa Mustafa.

Pas këtij takimi, në ora 14:30 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Këto mbledhje po mbahen pak orë para takimit të presidentit Hashim Thaçi me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtin. Takimi Thaçi-Kurti do të zhvillohet nga ora 15:00 për marrjen e mandatarit.

LDK dhe LVV kanë zhvilluar negociata për një marrëveshje koalicioni, por bisedimet kanë ngecur pasi që partia e Isa Mustafës po kërkon që në kuadër të marrëveshjes të hyjë edhe posti i presidentit të Kosovës, të cilin e kërkon ajo për një kandidat që do ta propozojë ajo.

Kurse, lideri i LVV-së, Albin Kurti pak më parë ka bërë publik ministrat e tij, kurse ka bërë thirrje që LDK-ja t’i japë propozimet e saj.

Albin Kurti prezanton ministrat e vet (VIDEO)

www.kallxo.com