Nis largimi i barrikadave në Mitrovicë të Veriut
Njëri nga dy kamionët që ishte vendosur për të bllokuar rrugën në Mitrovicën e Veriut është ndezur dhe ka filluar largimi i tij, përderisa dy të tjerë ende janë të vendosur afër Shkollës Teknike.
Largimi i tyre po bëhet gati tri javë pas vendosjes së tyre.
Ekipi i KALLXO.com po qëndron në veri të vendit, ku gjatë ditës ka filluar largimi i barrikadave nga fshati Rudarë i Zveçanit.
Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë e ka mbajtur mbrëmë në Rashkë, ku u premtua që brenda 24 deri në 48 orë do të largohen barrikadat.
Bllokimi i rrugëve të veriut erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale terroriste.
Pantiq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë dhe kundër policëve të Kosovës.
Nis largimi i barrikadave në Rudarë