Artan Venhari

Nis hetimi për aksidentin me paragllajd

Aksidenti i të shtunës me paragllajd që la një të vdekur dhe një të plagosur do të hetohet.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike  që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka marrë vendim per hapjen e hetimeve për vdekjen e Artan Venharit dhe lëndimin e një personi tjetër gjatë aksidentit në Prizren.

“Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika. Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Artan Venhari gjeti vdekjen në një aksident gjatë lëshimit me paragllajd në Prizren të shtunën.

Venhari ka qenë edhe Zv/Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe Zv/Menaxher i projektit DEMOS për përkrahje të Komunave të Kosovës.

Artan Venhari, i vdekur në aksidentin e sotëm me paragllajd