Nis dhënia e patentë-shoferëve ndërkombëtarë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot ka nisur ndarja e patentë-shoferëve ndërkombëtarë, aplikimi për të cilat kishte nisur në fillim të këtij muaji.

Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu gjatë ceremonisë së ndarjës ka thënë se ky patent-shofer do t’u hyjë në punë qytetarëve në disa shtete, deri në njohjen ndërkombëtare  të tyre.

“Ne jemi duke bërë përpjekje individuale me shtet ku e kemi të koncentruar komunitetin tonë, si me Italinë, Gjermaninë dhe Austrinë, për të arritur marrëveshje individuale me këto shtete për njohje të patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ju mundësojmë diasporës tonë që të kenë qasje më të leha në këto shtete me dokumente të Kosovës”,  tha Gecaj.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, Bekim Hoxha ka shtuar se deri më tani rreth 500 qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur me këtë dokument.

Ai ka theksur se nga java e ardhshme të fillojnë shërbimet për vulat apostile edhe në disa qytete tjera.

“Në kuadër të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës, nga java e ardhshme do të fillojnë shërbimet për vulat apostile edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe nuk do të jetë e koncentruar vetëm në Prishtinë”, ka thënë tutje Hoxha.

Nis aplikimi për patent-shofer ndërkombëtar, deri më tani mbi 100 kërkesa në MPB