Dardan Molliqaj - PSD

Ngritet aktakuzë ndaj Dardan Molliqajt për sulm ndaj Haki Abazit

Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, në lidhje me incidentin mes tij dhe ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pas një debati në një studio televizive.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj për KALLXO.com ka thënë se ndaj Dardan Molliqajt dhe shoqëruesit të tij është ngritur aktakuzë kundrejt veprës penale të sulmit, ku palë e dëmtuar në këtë rast është ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi.

Gjatë një debati televiziv në televizionin “T7”, të mbajtur me 11 shtator, kishte ndodhur një incident në mes të dy protagonistëve kryesor të emisionit, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi.

Policia në vendin e incidentit mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit