Foto-ilustrim

Policia në vendin e incidentit mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Pak minuta pas incidentit në të cilin zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se është sulmuar fizikisht nga Dardan Molliqaj i PSD-së, në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia e Kosovës.

Kështu ka deklaruar për KALLXO.com zyrtari për informim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur rrahja. Rasti është lajmëruar menjëherë në Polici”, tha Manxhuka.

Në një prononcim për KALLXO.com, Haki Abazi ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij derisa po dilnin nga studio e televizionit T7, ku kishin qenë për një debat në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas Abazit, drejtuesi i emisionit e ka ftuar Policinë pas këtij incidenti.