Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Ngjarjet e Ditës së Enjte, 05.04.2018

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon konferencën e 3-të ndërkombëtare për lidershipin dhe menaxhimin në shkolla dhe biznese. (Fakulteti i Edukimit, ora 09:00)

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, organizojnë konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku marrin pjesë presidenti dhe kryeministri i vendit. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Teatrin Kombëtar të Kosovës. (Teatrin Kombëtar, ora 10:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi viziton Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. (Bibliotekën Kombëtare, ora 10:30)

Mbahen homazhe për dëshmorin Naser Brahimaj. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Shqiponjë, ora 11:00)

FOL organizon bashkëbisedim me kryetarin e Gjykatës Supreme në Prishtinë, Enver Peci. (Fakulteti Juridik i UP-së, ora 11:00)

Ministrja e  Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, do të ketë diskutim me studentët e RIT Kosova. (A.U.K, ora 11:30)

SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA organizojnë tubim për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës. (Para rektoratit të UP-së, ora 12:00)

Fillojnë punimet e rrugës mes Parkut  qendror të qytetit dhe rrugës së Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë. (Ora 12:00)