Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

 

– Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të MTI-së do të dalin në inspektim nëpër operatorë ekonomikë ku do të jetë i pranishëm edhe ministri Vesel Krasniqi. (Nisja nga MTI, ora 8:45)

– Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit, të thirrur nga kryesuesi, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, te “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

– Mbahet takimi i 191-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

– Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

– Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të bëjë hapjen e ekspozitës “Prezantimi i Ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë”. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti i Rilindjes, ora 11:00)

– Në kuadër të fushatës “T’i Japim Vendit Ngjyra”, kolegji “Heimerer” do të mbjell rreth 50 drunj. (Në hapësirën e rrethrrotullimit i cili ndodhet afër qendrës tregtare “Albi Mall”, ora 11:00)

– Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

– Shoqata e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL” mban konferencën e jashtëzakonshme për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

– Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus nënshkruajnë Memorandumi Mirëkuptimi. (Ambientet e Rektoratit të UGJFA në Gjakovë, ora 12:00)

– Hapet ekspozita vjetore e Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj, duke filluar nga fryma e introduktit real, ekspresiv, surreal, abstrakt, e deri te trendët më aktuale të artit konceptual. (Muzeun Kombëtarë të  Kosovës, ora 12:00)