Ngjarjet e Ditës së Mërkurë, 11.04.2018

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale lanson Strategjinë Sektoriale 2018-2022, si dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, ku marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri Skënder Reçica. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. (Zyrat e Bankës Botërore, ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Komunën e Prizrenit, me ç’rast, bashkë me drejtues së Komunës do të vizitojë Shkollën e Mesme të Ulët “Ibrahim Fehmiu”. (Shkolla “Ibrahim Fehmiu”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:00)

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj mban konferencë. (Kabineti i ministres Reshitaj, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit shpalosë Programin për mbrojtjen e konsumatorit 2016-2020. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

Mbahet debati mbi temën “Arritjet dhe disavantazhet e marrëveshjes së Brukselit”. (Qendrën mediale në Çagalavicë, ora 11:00)

Fillon fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër sëmundjes Gungore të lëkurës. (Fshati Livaxhë në komunën e Graçanicës, ora 11:30)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media për të prezantuar Kodin e ri penal. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:30)

Mbahet akademi përkujtimore për Agim Ramadanin nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Teatri Kombëtar, ora 13.00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

Në kuadër të Javës së bibliotekës në Kosovë, mbahet ligjëratë me përfaqësuesit e shkollave dhe librarët, me temën “Gjendja e bibliotekave shkollore”. (Ora 15:00)