Ngjarjet e Ditës së Enjte, 26.04.2018

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës FSK dhe Partnerët. ( Salla e mbledhjeve në MFSK, ora 09.00)

Mbahen homazhe në përvjetorin e rënies së dëshmorit Shemsi Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në Shipol dhe tek shtatorja e dëshmorit afër shkollës fillore “Çajupi”, ora 9:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban konferencën “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”. (Hotel Emerald, salla Chopen, ora 9:00)

Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike (GVRAP) mban takimin e radhës. (MAP, salla e takimeve, ish-ndërtesa e Rilindjes, kati 18, ora 10:30)

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, merr pjesë në konferencën e arsimit të lartë të asociacionit të alumnive Kosovë-SHBA. (Hotel Sirius, ora 10:30)

Mbahet diskutimi i hapur “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?,” me ish-diplomatin Daniel Serwer. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30-11:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, viziton gjimnazin “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “ Fehmi Lladrovci “ në Drenas .(Ora 11.00)

Banorët e fshatit Hade protestojnë para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës për t’i shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes. (Ora 11:00)

Save the Children në Kosovë organizon aktivitete shkollore për nder të Ditës Kombëtare të Diversitetit. (Shkollat “Asim Vokshi” dhe “Emin Duraku”, ora 11:00-12:00)

FOL organizon bashkëbisedim me Lavdim Krasniqin, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me temën “Integriteti i Gjyqësorit/Kodi i Etikës”. (Gjykatorja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11.00)

Organizohet tubim gjithë-popullor për shënimin e 20-vjetorit të daljes publike të UÇK-së për herë të parë në Zonën Operative të Pashtrikut. (Fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit. (Ora 11:30-13.00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. ( Kabineti i Presidentit, pamje në fillim të takimit, ora 12.00. Pas takimit adresimi për media në hollin e Kuvendit të Kosovës)

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14.00)

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, mban mbledhjen e radhës, ku merr pjesë Per Strand Sjaastad, ambasador i Norvegjisë, për të diskutuar lidhur me vizitën e Komisionit në Norvegji. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14.30)