Ngjarjet e datës 6 prill

Ngjarjet që shënojne ditën e sotme në Kosovë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezanton analizën përmbledhëse të rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë-Serbi. (Vendi: Zyrat e GLPS, Prishtinë, ora: 10:00)

Nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 30-vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, Prof. Xhemajli Berisha mbahet akademi përkujtimore. Presidenti i Kosovës do ta dekorojë dëshmorin me titullin “Hero i Kosovës”.

(Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, ora: 12:00) Akademi përkujtimore për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Hajrullah Sinani – Hajrushi.

(Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora: 12:00) Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruimin e rrugës Bishtazhin-Damjan.

(Vendi: Rruga Gjakovë – Prizren, në hyrje të fshatit Bishtazhin, ora: 12:00) Alternativa do të mbajë konferencën për media në lidhje me gjendjen e sektorit në arsim.

(Vendi: Zyra e Alternativës, kompleksi Qafa, kati 1-rë, ora: 12:00) Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. (Vendi: Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë, ora: 13:00)