Ngjarjet e ditës së premte, 18.05.2018

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. do të mbajë protestë njëorëshe. (Stacioni Hekurudhor në Fushë Kosovë, ora 08:00)

Mbahet testi i Arritshmerisë për nxënësit e klasave të nënta. (Ora 10:00)

Muzeu i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. (Muzeu i Kosovës, nga ora 10:00 deri në ora 24:00)

Kuvendi i Kosovës do të hap dyert për të pritur diasporën në një seancë pune, në sallën e mbledhjeve plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyri, me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmerisë, viziton Shkollën Fillore “Elena Gjika”. (Objekti i Shkollës Fillore “Elena Gjika, ora 10:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë me temën “Gjendja e punëtorisë në sektorin privatë në Kosovë.  (Objekti i BSPK-së, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Mbahet mbledhja komemorative për ish-deputetin Kujtim Paçaku. (Teatri i Prizrenit “Bekim Fehmiu”, ora 11:00)

Policia mbanë konferencë në ditën e dytë të punimeve të konferencës dy ditore rajonale me drejtuesit e policive të shteteve rajonale. (Hotel “Emerald”, ora 12:00)

Violinisti me famë botërore, Shkëlzen Doli mban conference. (Salla solemne e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 10, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e varrimit te ish-deputetit Kujtim Paçaku. (Varrezat e Prizrenit, ora 13:00) Mbahet punëtori ndërshtetërore mbi të drejtën e punës në Kosovë. (Salla “Orion” në Prishtinë, ora 15:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë, për të zgjedhur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

Qendra Multimedia, Prishtinë organizon edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsië – polip. (Qendra Multimediale në Prishtinë, ora 19:30)