Ilustrim, Pixabay

Ilustrim, Pixabay

Nga korriku deri në shtator, importet e Kosovës ishin 15 % më të shtrenjta

Në tremujorin e tretë, korrik-shtator, çmimet e importit në Kosovë shënuan një rritje për 6.8 për qind në raport tre muaj më parë, ndërsa për 14.7 për qind më shtrenjtë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Metalet bazë dhe artikujt ishin prej tyre 56.9 për qind më të shtrënjta, ndërsa produktet minerale u ngritën me 35.8 për qind.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritje për 6.8 për qind në tremujorin e tretë të sivjetmë, krahasuar me tre muaj më parë.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 33.5 për qind, produktet minerale 12.9 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 4.8 për qind, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 4.4 për qind, druri dhe artikujt e tij 3.9 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 3.5 për qind, mjetet e transportit 3.0 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 2.2 për qind, tekstili dhe artikujt e tij 1.6 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 1.5 për qind, produktet e industrive kimike 1.3 për qind, vajrat ushqyese 1.3 për qind, instrumentet optike, fotografike, matëse, mjekësore dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 1.1 për qind dhe këpucët 0.3 për qind.

Lëkura, produktet bimore, letra dhe artikujt e saj ndikuan në neutralizimin e çmimeve aty ku pati rritje

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e prej saj (-1.1%); produktet bimore (-1.0%); letra dhe artikujt prej saj (-0.9%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.7%).”, thuhet në komunikatë.

Rreth 15 për qind më shtrenjtë se tremujori tretë i 2020-ës

Në tre muaj korrik-shtator 2021 në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje, në një mesatare prej 14.7 për qind.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre 56.9 për qind, produktet minerale 35.8 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 19.9 për qind, vajrat ushqyese 13.8 për qind, instrumentet optike, fotografike, matëse, mjekësore dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 13.5 për qind, shtazët e gjalla dhe produktet e tyre 11.5 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 11.4 për qind, produktet bimore 9.9 për qind, druri dhe artikujt e tij 8.9 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 4.0 për qind, mjetet e transportit 3.9 për qind, produktet e industrive kimike 3.9 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 2.1 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.6 për qind, si dhe lëkura dhe artikujt prej saj 0.9 për qind.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt e saj -3.6 për qind, këpucët -3.0 për qind, si dhe tekstili dhe artikujt e tij -1.6 për qind.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e “Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021.