Nga 28 në 42 fluturime, detaje nga marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Turqisë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje sa i përket marrëveshjes së nënshkruar sot me Turqinë në fushën e aviacionit.
Aliu bëri të ditur se përmes marrëveshjes së nënshkruar me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, do të rritet numri i udhëtimeve.
“Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh ✈️, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”, thuhet në njoftim.
Sipas Aliut, kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavusoglu sot u takua me minstren e Jashtme, Donika Gërvalla, kurse do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.