Netflix dhe Youtube ulin cilësinë e transmetimit

YouTube do të zvogëlojë cilësinë e transmetimit në Evropë për të paktën një muaj, pas një veprimi të ngjashëm nga gjiganti Netflix.

Vendimet u morën për të lehtësuar një mbingarkesë të mundshme në infrastrukturën e Internetit të kontinentit pasi shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi si pjesë e masave mbrojtëse kundër shpërthimit të coronavirusit të ri.

Përdorimi i YouTube dhe Netflix u rrit mbi 60 përqind gjatë javëve të kaluara dhe vendimi për të ulur cilësinë e transmetimit do të zvogëlonte trafikun e shërbimit.

” Do të ulet cilësia në rrjetet evropiane me rreth 25 përqind duke siguruar gjithashtu një shërbim me cilësi të mirë për anëtarët tanë,” tha një zëdhënës i Netflix.

Vendimi u mor pas një takimi midis punonjësve të YouTube dhe Netflix.

Përktheu- Mediana Halili