Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Nesër mbahet seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë plenare për nesër, e enjte.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Në këtë seancë pritet të ketë konkretisht shqyrtime të disa projektligjeve, dhe i raportit vjetor financiare të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019.

Kjo është edhe seanca e parë që nga votimi i Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Ky është rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
  8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:Ueb faqes së Kuvendit, Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe RTK-së, si medium publik”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.