Nesër debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave

Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mbajë seancë plenare nga ora 13:00.

Pika të rendit të ditës do të jenë ato të papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik dhe 28 dhe 29 korrik 2022.

Mes tyre do të ketë debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

  1. Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
    11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
    12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
    13. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
    14. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
    15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
    16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën

dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.