Ilustrim

Nëna nga Istogu ndërhyn në mosmarrëveshjen e djalit të saj, dyshohet se e sulmoi një person

Një nënë nga Banja e Istogut është arrestuar dje, pasi kishte ndërhyrë në një mosmarrëveshje ndërmjet djalit të saj të mitur dhe një personi tjetër.

Ajo dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht personin tjetër.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 12:22.