Pak vota për Fatmir Limajn në katundin e tij

Në vendlindjen e Fatmir Limajt, në fshatin Banjë të Malishevës, koalicioni Nisma-AKR-PD, ka marrë mbi 50 për qind të votave.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në fshatin Banjë, koalicioni Nisma-AKR-PD, me kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj, ka marrë 822 vota. Pas koalicionit Nisma-AKR-PD më së shumti vota në fshatin Banjë ka arritur të marrë LDK, gjithsej 268. I treti është radhitur koalicioni AAK-PSD me 127 vota, pas saj vjen PDK me 121 vota dhe Lëvizja Vetëvendosje me 110 vota.

Në secilin prej 4 vendvotimeve në shkollën fillore “Naim Frashëri”, koalicioni Nisma-AKR-PD kanë marrë mbi 50 për qind të votave.

Në vendvotimin 3032A/01R, Nisma-AKR-PD ka grumbulluar 198 vota apo 54,70%, LDK ka marrë 75 apo 20,72%, VV ka arritur të marrë 38 ose 10,50% të votave, koalicioni AAK-PSD ka marrë 27 apo 7,46%, ndërsa e fundit në këtë vendvotim është radhitur PDK me 14 vota ose 3,87%.

Në vendvotimin e dytë në këtë shkollë, 3032A/02R, koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 183 vota ose 53,35%. Pas këtij koalicioni është radhitur LDK me 54 ose 15,74%, e treta me më së shumti vota është PDK me 42 vota ose 12,24%, pas PDK-së është radhitur koalicioni AAK-PSD m e 37 vota ose 10,79%. E fundit në këtë vendvotim është Lëvizja Vetëvendosje me 24 vota ose 7%.

Ndërsa në vendvotimin 3032A/03R, koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë  248 vota ose 60,78%, e dyta është radhitur LDK me 65 ose 15,93%. E treta me më së shumti vota është PDK me 54 vota apo 13,24%. Pas PDK-së, në këtë vendvotim vjen koalicioni AAK-PSD me 24 vota ose 5,88%. E fundit është radhitur Lëvizja Vetëvendosje me 17 vota ose 4,17%.

Edhe në vendvotimin e katërt të fshatit Banjë, në vendlindjen e Fatmir Limajt, koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 193 vota ose 52,88%. E dyta pas koalicionit Nisma-AKR-PD vjen LDK me 54 ose 14,79%, më pas është radhitur PDK me 43 vota apo 11,78%. Si e katërta në këtë vendvotim është votuar koalicioni AAK-PSD, me 39 vota ose 10,68%. E fundit me më pak vota nga partitë dhe koalicionet e mëdha është radhitur Lëvizja Vetëvendosje me 31 vota ose 8,49%.

Në Malishevë, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së i pari ka dalë koalicioni Nisma-AKR-PD me 7.383 vota ose 35,95%, e dyta PDK me 4.825 vota ose 23,50%, e treta LDK me 4.044 ose 19,69% të votave. Pas tri partive të para, më shumë vota ka arritur të marrë Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 2.652 vota ose 12,91%. Kurse koalicioni AAK-PSD, në Malishevë ka grumbulluar 1.440 vota ose 7,01% të votave.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 për qind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 për qind të votave. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Ata kanë grumbulluar 39,495 vota ose 4.96%. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatete preliminare të KQZ-së mund t’i gjeni KËTU.