Nën ndikim të alkoolit shkel urdhërin e lëshuar nga gjykata

Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka shkelur udhërin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Vëllezërit Avdullahu”, në Gjakovë.

Sipas Policisë, i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.