Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nën ndikim të alkoolit një burrë dyshohet se sulmoi motrën e prindërit e tij 

Policia ka arrestuar pak pas mesnatës më 1 janar, një person nën dyshimin se sulmoi familjarët e tij. 

Në raportin ditor të policisë thuhet se rasti tashmë është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. 

Ngjarja është regjistruar te ketë ndodhur në Leposaviq. 

I dyshuari nën ndikim të alkoolit sipas policisë ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij. 

Këta të fundit kanë pësuar edhe lëndime të lehta trupore. Të njëjtit kanë marrë edhe trajtimin mjekësor. 

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. 

Ky i fundit ka dhënë urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.