Ilustrim

Në zonën 80 km/h voziti 173 km/h, gjobitet shoferi në rrugën Skenderaj-Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po voziste me shpejtësi prej 173 km/h.

Sipas njoftimit policor, ndaj kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej 3 muajve.

“Policia në Mitrovicë do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk ju përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik” – thuhet në komunikatën e organeve të rendit.