Foto: Facebook/ Armend Mehaj

Në Turqi po përgatiten pilotët e Ushtrisë së Kosovës

Pilotët e Ushtrisë së Kosovës janë duke vazhduar me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve.

Trajnimet ata po i zhvillojnë në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka thënë se ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Kosovës është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale.

“Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt,  është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC, si dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri”, shtoi ai.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes shprehu vlerësim të lartë për mbështetjen nga Akademia Turke e Aviacionit Tokësor.