Në prag të zgjedhjeve, Haradinaj nuk iu ndahet odave në Drenicë

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme janë bërë të zakonshme mbledhjet e liderëve politik me një numër të madh të madh personash, pavarësisht vendimeve të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID-19.

Brenda një jave, Ramush Haradinaj i AAK-së mblodhi për të dytën herë simpatizuesit e tij në një odë në Drenas.

Haradinaj bashkë me deputetët Haxhi Shala, Pal Lekaj dhe Albena Reshitaj gjatë mbrëmjes së kaluar janë mbledhur në një odë në Komoran të shoqëruar edhe me muzikë me çiftelia.

Fotografitë nga kjo ndejë janë publikuar nga vetë përfaqësuesit e AAK-së dhe simpatizantë të saj, në rrjetin social “Facebook”.

Ajo që vërehet është se në fotografitë e Haradinajt shihet se para hyrjes në odë është e vendosur një tavolinë për t’i shpërndarë maska mysafirëve, por në fotografitë e postuara nga asamblisti i AAK-së në Drenas, Beqir Kiqina, asnjë nga të pranishmit nuk kanë të vendosur maskë kundër COVID-19.

Ndeja në odë në Komoran, Foto: Beqir Kiqina Facebook
Fotografia e postuar nga Ramush Haradinaj Facebook

6 janar 2021, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë duke kënduar në një ndejë në një odë diku në Drenicë.

Në një video të shpërndarë në Facebook dëgjohet Haradinaj duke kënduar.

Në këtë ndejë janë para një numër i madh personash, të cilët nuk kanë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19.