Në prag të zgjedhjeve, Ramush Haradinaj ia ‘kris’ këngës (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë duke kënduar në një ndejë në një odë diku në Drenicë.

Në një video të shpërndarë në Facebook dëgjohet Haradinaj duke kënduar.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj këndon.

Ai në të kaluarën është dëgjuar duke kënduar disa herë, përfshirë edhe në debate televizive e në Qeveri.

Edhe kësaj here Haradinaj ka kënduar këngën e tij të preferuar “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”.

Në këtë ndejë janë para një numër i madh personash, të cilët nuk kanë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19.