Shtatorja e Nënë Terezës në Panama. Foto: Vjosa Osmani, Facebook.

Në Panama përurohet shtatorja e shenjtores shqiptare, Shën Terezës, vepër e skulptorit kosovar

Shtatorja e shenjtores shqiptare Shën Tereza, e punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, është përuruar sot në Panama.

E pranishme në përurimin e kësaj shtatoreje ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka njoftuar se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe me ministrja panameze e Punëve të Jashtme, Erika Mouynes dhe kryepeshkopi i Panamasë, José Domingo Ulloa.

Osmani ka thënë se Nënë Tereza ia shpalosi mbarë njerëzimit vlerat morale të saj, por edhe traditën e mirë të kombit shqiptar.

“Ndihemi tepër të lumtur që sot Panamaja po e monumentalizon kujtesën për të. Si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Ajo ia dha botës shembullin nga i cili do të mësojnë breza të tërë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Shtatorja e Nënë Terezës në Panama. Foto: Vjosa Osmani, Facebook.
Shtatorja e Nënë Terezës në Panama. Foto: Vjosa Osmani, Facebook.