Në nderim të viktimave ndizen qirinj në Deçan

Në nderim të tre personave që u vranë mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, sot janë ndezur qirinj në qendër të këtij qyteti.

Të pranishëm në këtë ceremoni shihen shumë qytetarë po ashtu edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj e Ministri i PUnëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është berë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.