Ilustrim

Në mes të Prishtinës, grabitësi hyn me armë në pompë të derivateve dhe ua merr të hollat

Një pompë e derivateve në kryeqytet është përballur më grabitje na orët e para të ditës së premte.

Dy punëtorët e pompës së derivateve janë ballafaquar me një grabitës, i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ishte futur në lokal.

“Dy viktima meshkuj  kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.