Komuna e Malisheves. Malisheve. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Në Malishevë nuk do të mbyllen barnatoret, furrat dhe marketet

Komuna e Malishevës nëpërmjet një njoftimi për media ka sqaruar se në këtë komunë nuk do të mbyllen barnatoret, maketet dhe furrat e bukës.

Në njoftim, thuhet se është keqkuptuar nga një medie se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Në njërin prej medieve, përkatësisht në një ueb faqe të një televizioni, ka rrjedhë një informacion i gabuar, të cilin e kanë marrë shumica e medieve elektronike, se “sipas kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, nesër do të mbyllen të gjitha dyqanet dhe barnatoret”, por kjo nuk qëndron, pasi është lëshim i autorit të shkrimit. Të gjitha barnatoret, furrat dhe dyqanet apo marketet ushqimore do të punojnë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Malishevës deri më tani është komuna më e prekur nga virusi COVID-19, me 29 raste si të konfirmuara.