
Foto-ilustrim
Në Jarinjë arrestohet i kërkuari nga Gjykata
28.3.2023 - 21:00
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një person në pikën kufitare në Jarinjë.
Për të arrestuarin me iniciale M.J. kishte urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.
Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale si krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.