Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Në gjendje të dehur sulmoi policin
17.7.2023 - 10:24
Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit fillimisht kishte shkaktuar vetaksident e pasi është shoqëruar në stacion policor ka kanosur edhe një zyrtar policor.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, zyrtarit policor i janë shkaktuar lëndime trupore për shkak të kanosjes.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.