Ilustrim

Në fund të muajit vendoset se kur do të hapen çerdhet, shkollat e universitetet

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami përmes një publikimi në Facebook ka thënë se në fund të muajit vendoset se kur do të hapen çerdhet, shkollat e universitetet.

Sipas Bajramit deri më sot, MAShT nuk ka nxjerrë as një vendim rreth hapjes së këtyre institucioneve arsimore.

Tutje Bajrami ka thënë se për këto çështje do të diskutohet dhe vendoset pas rivlerësimit të situatës me COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike NUK kanë dhënë përgjigje pozitive, pra, tash për tash NUK MUND TË HAPEN çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës. GJITHÇKA DO TË VENDOSET NË FUND TË KËTIJ MUAJI kur dalin rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë kërkuar të presim vlerësimin e fazës së dytë që do të ndodhë nga data 24 deri më 29 maj. Pra, në fund të muajit pritet të ketë një vlerësim të ri sa i përket mundësisë së relaksimit të masave që prekin fushën e arsimit”, ka shkruar Bajrami.