Gjykimi lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt. FOTO-Vyrtyte Gërvalla/KALLXO.com

Lehtësohet akuza në vrasjen e Agonis Tetajt, tensione në gjykim

Në ditën kur parashihej t’i vinte fundi procesit të gjykimit të Shaban Gogajt lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, akuza e Prokurorisë ndryshoi.

Në fjalën përfundimtare në Gjykatën e Pejës,  prokurori i rastit Agron Uka rikualifikoi veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesiae cila është më pak e dënueshme.

Kujtojmë se sipas aktakuzës, Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës, në kompaninë “Gogaj AG” në Deçan.

Pala e dëmtuar, përkatësisht familjarët e Agonis Tetajt,  u tensionuan nga ky veprim i prokurorit duke lëshuar sallën e gjykimit.

“Për këtë çështje duhet të njoftohet prokurori dhe lënda të shkojë në prokurorinë speciale” tha avokati Berat Tmava, avokat i palës së dëmtuar.

Afër fundit gjykimi për vrasjen e Agonis Tetajt në Deçan