Ilustrim

Në dy raste të ndara Policia arreston tre të dyshuar për kanosje e sulm në Shtërpcë

Tre persona janë vënë në prangat e Policisë së Kosovës në ditën e djeshme në Shtërpcë.

Kështu ka bërë të ditur PK përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se të arrestuarit po dyshohen për sulm dhe kanosje.

Rasti i parë është thënë se ka ndodhur rreth orës 12:30, kur policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një rast i sulmit.

Një 45-vjeçar u arrestua nën dyshimin se kishte kishte kanosur ish bashkëshorten e tij.

“Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin I. S., 45-vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e tij” – thuhet në komunikatë.

Diku pas 11 orësh u raportua edhe rasti i dytë. Në fshatin Biti e Ulët, rreth orës 23:00 u pranua një informacion edhe për një rast tjetër të sulmit.

B. S., 30-vjeçar dhe U. S., 45-vjeçar, u arrestuan pasi të njëjtit pas një konflikti verbal kishin sulmuar njëri tjetrin

“Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit  i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit, të cilit pas një konflikti verbal kishin sulmuar njëri tjetrin” – ka thënë Policia.

Tre të dyshuarit në dy rastet, pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.