Ndërprerjet e rrymës, kryetari i Prishtinës takon drejtorin gjeneral të KEDS-it

I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me drejtorin gjeneral të KEDS-it, Alpin Dogan, dhe ekipin e tij.

Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë biseduar për situatën energjetike në Prishtinë, përderisa thotë se është njoftuar nga Dogan se ditëve të fundit kanë punuar në disa nën- stacione, të cilat, sipas tij, kanë përfundur me sukses.

“U zotuam se do të bashkëpunojmë ngushtë që mos të kemi ndërprerje të energjisë elektrike”, ka shkruar ai.

12.12.2021 FOTO: Perparim Rama – facebook
12.12.2021 FOTO: Perparim Rama – facebook
12.12.2021 FOTO: Perparim Rama – facebook