Foto: Atdhe Mulla

Ndalohet Qytetari që Tentoi të Xhirojë Votën për Para

Një qytetar në Prizren është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi tentoi ta fotografojë fletëvotimin e tij.

Menaxheri i qendrës së votimit 2042a në Prizren, Tahir Krasniqi ka thënë për Rtv 21 se në këtë qendër është ndaluar një qytetar i cili ka tentuar të votojë me “laps me kamerë”.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Admir Shala. Shala tha se në shkollën “11 Marsi” në Qendrën e Votimit nr. 2042a, dyshohet se e ka incizuar votën në kundërvlerë të një shumë të caktuar të parave.

Kryeprokurori tha se pas intervistimit personi është liruar në procedurë të rregullt, pasi vepra ka ngelur në tentativë pasi i njëjti nuk ka arritut ta xhirojë fletëvotimin.