Foto: Ilustrim

Ndalohet për 48 orë personi që iu gjet marihuanë

Policia në Prizren ka ndaluar për 48 orë një person të cilit i ka gjetur 12.39 gram marihuanë.

Sipas policisë, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: trembëdhjetë (13) qese najloni dhe një letër e bardhë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshë totale 12.39 gram të llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe dy telefona Samsung.

Për ndalimin e të dyshuarit ka marrë vendim prokurori kujdestar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35.