Ndahen mbi 1 milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi për 14 komuna të Kosovës

Qeveria ka ndarë mbi 1 milion euro për kompensimin e dëme e natyrore në bujqësi në 14 komuna të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi është për komunat; Deçan, Gjakovë, Graqanicë, Junik, Kamenicë , Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë.

Ai tha se në kompensimin e dëmeve sipas raportit të komisionit, përfshirën 386 fermerë.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Tani kemi raportin e komisionit të ankesave, ne kërkojmë ndarjen e mjeteve buxhetore. Sipas raportit janë 14 komuna me 386 fermerë dhe vlera monetare do të jetë 1 milion e 123 mijë e 675 euro. Sikurse kompensimi i dëmeve të vitit paraprak, ka vlerën e njëjtë të përqindjes, do të thotë 82% të vlerës totale të shkaktuar”- tha ai.

Vetëm Rahovecit i duhet një e treta e buxhetit të Qeverisë për dëmet në bujqësi